Përpos dashurisë, respektit dhe kohës cilësore, një lidhje dashurie mund të forcohet edhe përmes këtyre 3 zakoneve:

Në shumë raste, kritikat mund të merren si një sulm i drejtpërdrejtë karshi karakterit apo sjelljeve të personit tjetër. Pra, në vend që ta kritikosh partnerin/en, provo të shprehesh me një gjuhë më të butë dhe mirëkuptuese dhe shiko se si do të ndryshojë gjithçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlerëso gjërat e vogla

Një masazh, një përkëdhelje, fjalët magjike…Të gjitha këto duhet të vlerësohen dhe të çmohen, për shkak se personi tjetër ndihet i dëgjuar dhe vijon të ketë të njëjtën qasje ndaj teje.

Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Jo domosdoshmërisht duhet të mbrohesh nga gjithçka ndodh dhe t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Ndonjëherë, thjesht duhet të marrësh përgjegjësitë dhe të sillesh si dikush që e kupton gabimin që ka bërë dhe përpiqet ta rregullojë atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";