Zonat  ku ruhet ose përgatitet ushqimi, kanë më shumë baktere dhe ndotje fekale sesa vendet e tjera në shtëpinë tuaj. Kjo mund të duket e çuditshme, por merrni parasysh se shkencëtarët zbuluan se më shumë se 75% e sfungjerëve dhe pecetave të enëve mund të përmbajnë gjurmë të agjentëve infektivë si Salmonella, ose E. coli. Dhe kjo nuk është e gjitha. Disa prej tyre madje mund të kenë mbetje fekale. Krahasoni atë numër me 9% që gjenden në dorezat e rubinetit të banjës për t’i vendosur gjërat në perspektivë…

 

Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për asnjë lloj trajtimi special për të rregulluar këtë problem. Thjesht njomja e sfungjerëve në ujë të vluar për rreth 2 minuta ose vendosja e tyre në mikrovalë për 2 minuta çdo ditë, ndërsa ato janë ende të lagura është e mjaftueshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është e mjaftueshme për të hequr qafe bakteret që mund të gjeni në sipërfaqen e tyre. Kur sfungjerët fillojnë të prishen, është e rëndësishme t’i ndërroni ato në mënyrë që të mos jenë në gjendje të strehojnë më shumë baktere. Lidhur me peshqirët e kuzhinës, rekomandohet t’i lani ato çdo javë./ Living