Një dermatologe e njohur si Rachel Nazarian ka ndarë këshilla tejet të rëndësishme të cilat siç i quan ajo nuk janë të negociueshme por të nevojshme.

Ajo thotë se duhet që ta pastroni fytyrën çdo natë, shkruan The Sun.

“Të flesh pa e larë fytyrën është një “jo” e madhe. Gjatë gjithë ditës, bakteret, djersa, vaji dhe papastërtitë mund të grumbullohen në lëkurën tuaj”, theksoi ajo.

Nazarian, pohon gjithashtu se sasia e grumbulluar e papastërtive është më e keqe për njerëzit që vendosin make-up.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mbajtja e këtyre grimcave në lëkurën tuaj ndërhyn në aftësinë e lëkurës për t’u rinovuar dhe riparuar, dhe radikalet e lira që grumbullohen në lëkurë mund të shkaktojnë gjithashtu plakje më të shpejtë të lëkurës”.

“Fjetja me grim ose me fytyrë të palarë rrit rrezikun e inflamacionit dhe infeksionit të lëkurës”, theksoi tutje ekspertja.