Shumë njerëz mendojnë se nëse konsumojnë vaktin e drekës gjatë orarit të punës, praktikisht para kompjuterit dhe tryezës, ata i kursejnë vetes kohë dhe e bëjnë kësisoj më të menaxhueshme punën e tyre brenda orarit zyrtar.

Por, a nuk duhet një balancë mes stilit të jetës dhe karrierës? Dy ekspertë e morën në studim këtë rast, për të provuar nëse vërtet të ngrënit në tryezën e punës është një ritual që ruan produktivitetin, njëherësh edhe një mënyrë e pranueshme ushqyerje.

Një raport i ezCater i vitit të kaluar, anketoi më shumë se pesë mijë punonjës në SHBA, ndërsa rezultatet zbuluan se më shumë se 48% e tyre anashkalonin një pushim të vërtetë në drekë, larg ambientit të zyrës dhe punës.

Faktorët që ndikonin në këtë vendim ishin realisht të ndryshëm. Raporti zbuloi se 23% e punonjësve e bënin këtë për të mbaruar punën brenda orarit zyrtar,  22% folën për frikën se nuk do kishin mjaftueshëm kohë për të përfunduar detyrat e tyre e 20% të tjerë u shprehën se kishin shumë takime pune gjatë orarit të pushimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë njerëz theksuan faktin se të qenit shumë të zënë për të bërë një pushim të mirëfilltë në drektë ishte motivi kryesor pse përfundonin duke ngrënë në tavolinën e punës. Ekspertët në fakt, thonë se ju duhet të hiqni dorë nga ky zakon nëse e praktikoni çdo ditë, sepse në terma afatgjatë, të ngrënit para tavolinës së punës dhe fakti që nuk largoheni për pak minuta nga ambienti i punës çon në stres dhe paqartësi mendore.

Pavarësisht se punonjësit mendojnë se anashkalimi i pushimit të drekës kursen kohë, realiteti tregon të kundërtën, pra që ky zakon ul fokusin dhe produktivitetin.

Ndërsa, njerëzit që marrin kohën e tyre të pushimit të drekës, për të konsumuar vaktin apo për të pirë një kafe, reagojnë se kanë më shumë qartësi mendore kur kthehen në zyrë.

Në ditët e sotme të punës me ritme të shpejta, shumë individë e gjejnë veten në punë edhe gjatë drekës, duke besuar se kjo strategji kursen kohë dhe afërmendsh çon në një lagim më parë ose në kohë nga zyra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, një tjetër përfitim i rëndësishëm, gjithnjë nëse ju vendosni ta konsumoni drekën jashtë punës është fakti se ju vendosni qëllime dhe një ekuilibër të mirë mes angazhimeve profesionale dhe jetës.