Quhet “fenomeni i agimit” dhe ndodh zakonisht midis orës 2 dhe 8 të mëngjesit.

Por përse ky fenomen ndodh edhe tek njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti?

Pse sheqeri në gjak është i lartë në mëngjes?

Në përgjithësi, ndryshimet hormonale normale që bën trupi juaj në mëngjes shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, pavarësisht nëse keni apo jo diabet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trupi thjesht prodhon më shumë insulinë dhe ju as nuk e vini re se kjo po ndodh.

Por nëse keni diabet është ndryshe. Meqë trupi juaj nuk i përgjigjet insulinës njësoj si shumica, niveli i sheqerit në gjak mund të rritet, edhe nëse ndiqni një dietë të rreptë.

Efektet e fenomenit të agimit mund të ndryshojnë nga personi në person, madje edhe nga dita në ditë.

Disa studiues besojnë se çlirimi natyral brenda natës i hormoneve si kortizoli, hirmonet e rritjes etj, e bën rezistencën tuaj ndaj insulinës më të fortë. Kjo do të bëjë që sheqeri në gjak të rritet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju gjithashtu mund të keni sheqer të lartë në gjak në mëngjes sepse:

Nuk kishit mjaftueshëm insulinë një natë më parë.

Keni marrë shumë ose pak ilaçe.

Keni ngrënë ushqimin e gabuar para gjumit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë mund të bëni?

Nëse prekeni nga ky fenomen përpiquni të:

Konsumoni darkë më herët në mbrëmje.

Bëni diçka aktive pas darkës, si për shembull një shëtitje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshillohuni me mjekun tuaj nëse po merrni një mjekim.

Konsumoni mëngjes. Kjo ndihmon në kthimin e sheqerit në normalitet, gjë që i tregon trupit tuaj se është koha për të frenuar hormonet anti-insulinë.

Konsumoni një vakt të lehtë me karbohidrate dhe proteina para gjumit.

Këshillohet të shmangni të gjitha pijet me sheqer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse keni diabet, shanset janë që herë pas here sheqeri në gjak të jetë më i lartë në mëngjes.

Kjo mund të mos jetë diçka për t’u shqetësuar, por nëse ndodh disa herë radhazi, kontrolloni sheqerin në gjak një herë gjatë natës rreth orës 2 ose 3 të mëngjesit, për disa netë.

Më pas shifrat mund t’ja tregoni mjekut tuaj në mënyrë që ai të mund të kuptojë nëse keni vërtet fenomenin e agimit apo diçka tjetër./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";