“Miqësitë nuk janë thjesht për ata me të cilët ulesh në autobusin e shkollës apo luan në skuadrën e futbollit në fëmijëri. Ato janë një element kryesor i përvojës njerëzore”, thonë ekspertët.

Por krijimi dhe ruajtja e miqësive të thella dhe kuptimplota si të rritur është e vështirë, veçanërisht për burrat, sipas studimeve.

Më pak se gjysma e burrave raportojnë se janë të kënaqur me miqësitë e tyre dhe vetëm rreth 1 në 5 prej tyre kanë marrë mbështetje emocionale nga një mik gjatë javës së fundit, krahasuar me 4 në 10 gra, sipas një ankete të vitit 2021 nga qendra e anketimit “American Life”.

Dobësimi i miqësive mes burrave fillon rreth moshës së adoleshencës së mesme dhe të vonë dhe bëhet më i theksuar në moshën e rritur, tha Judy Yi-Chung Chu, e cila jep një kurs mbi zhvillimin psikologjik të djemve në universitetin “Stanford”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, ata që mbajnë miqësi me burra të tjerë, shpesh raportojnë se kanë nivele më të ulëta të përfshirjes emocionale sesa gratë.

“Djemtë nuk lindin të shkëputur emocionalisht; ata bëhen të tillë,” tha Dr. Niobe Way, një kërkuese dhe profesoreshë e psikologjisë së zbatuar në universitetin e New York.

“Studimet kanë treguar se miqësitë e ngushta mbrojnë shëndetin tonë mendor dhe fizik”, shtoi ajo. Dhe burrat që u japin përparësi këtyre raporteve shoqërore po luftojnë kundër një prej gjërave më të dëmshme për shëndetin njerëzor – vetminë”, tha Dr. Frank Sileo, një psikolog nga Ridgewood, New Jersey.

“Ajo që burrat rrezikojnë të humbasin është ndjesia e të mos qenit vetëm në botë ose të mos qenit vetëm në përvojën e tyre jetësore,” tha Sileo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Studimet kanë treguar se “zbulimi i shqetësimit emocional përmirëson mirëqenien emocionale të burrave, rrit ndjenjat e të qenit të kuptuar dhe rezulton në më pak vetmi,” shtoi ai.