Ndërkohë që për fytyrën kujdesemi çdo ditë dhe e ruajmë nga ndikimet e ndryshme dëmtuese të cilat i shkaktojnë shenjat e plakjes, lëkurën e qafës shpesh e  harrojmë.

 

Ajo që shumica e vajzave dhe grave nuk e dinë është që tek qafa shihen më tepër shenjat e plakjes dhe rrudhat (edhe në duar).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne ju japim disa këshilla se si të ndaloni plakje e hershme që vjen me moshën.

 

1.Vendosini gjithmonë krem mbrojtës nga dielli

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjëja më e rëndësishme për të cilën gjithmonë duhet patjetër të mendoni është përdorimi i kremit me faktorin mbrojtës. Aq më tepër, është e nevojshme që të përdorni shumë më tepër kremra në qafë, sesa në fytyrë. Mos harroni edhe pjesën e gjoksit që ekspozoni.

2.Mbroni qafën me kapele

 

Mbajtja e kapeles mbron trupin tonë nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit, ndërkaq në këtë mënyrë edhe mbroheni nga djegia e lëkurës, derisa kapela mbron lëkurën “nga lart”. Në këtë mënyrë nuk do t’i krijoni vetes njolla të cilat gjithnjë e më shumë femra i kanë në moshë të re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

3.Mos blini kremëra të posaçme, mjafton ai i fytyrës

Në farmaci dhe në dyqane kozmetike mund të blini kremra të posaçme për lëkurën e qafës dhe të gjoksit (dekoltesë), mirëpo në përgjithësi krejtësisht të mjaftueshme janë kremrat për fytyrë. Kërkoni produkte me peptide dhe retinole, të cilat ngadalësojnë plakjen dhe ripërtërijnë lëkurën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4.Flini drejt me fytyrën nga tavani 

 

Kjo është poza më e mirë e gjumit për shumë arsye, gjatë natës lëkura e qafës do të jetë e tendosur, ndërsa kur flini me bark i bëni presion fytyrës dhe qafës për shkak të pozitës së kokës në jastëk. Gjumi me bark shkakton shfaqjen e rrudhave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

5.Shikoni më pak celularin

 

Falë aplikacioneve të ndryshme interesante, shikimi ynë shpesh është i drejtuar me sy poshtë, përkatësisht në celular. Rrudhat horizontale në qafë të cilat shfaqen kur përkulim kokën poshtë, me kalimin e kohës mund të thellohen për shkak të lakimit të shpeshtë të lëkurës së qafës. Ose shikoni më pak fotografi në Instagram ose mbani telefonin në nivelin e syve, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të përkulni kokën./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";