Rekordi/ Adoleshenti fluturon në 52 vende të botës në 5 muaj

17 vjecari Mack Rutherford hyri në librin e rekordeve si personi më I ri që fluturon I vetëm rreth e përqarkë botës me një avion të vogël.Adoleshenti britanik  bëri ndalesën e tij të fundit në Sofje të Bullgarisë ne 24 gusht ,pas një udhëtimi  rreth 30,000 milje  që I zgjati plotë 5 muaj.

 

Ai  është nisur më 23 mars të këtij viti ku ka fluturuar për në Itali dhe Greqi  e më pas ka nisur fluturimin për në Azi ,Afrikë, SHBA duke vizituar gjithësej   52 vende të botës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mark  gjatë udhëtimit të tij eshte perballur më një stuhi rëre në Sudan dhe e ka kaluar natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit.

 

Para udhëtimit të tij, ai ka thënë se fluturimi është një “ëndërr” që ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së tij. Adoleshenti ka ndjekur gjurmët e nënës dhe babait të tyre, të cilët janë të dy pilotë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rutherford ka marre patentën e pilotit në korrik të vitit 2020 duke u bere edhe piloti më i ri në botë në moshën 15-vjeçare.