Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të vijojë qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.

 

Reshjet e shiut do të përshijnë kryesisht jugun, qendrën dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja 1-8m/s e hera herës lokalisht 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen nga 12 deri në 30° Celcius.