Sezoni turistik veror këtë vit po jep shenja gjallërimi dhe pritshmëritë që të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar mbeten të larta. Rikuperimi i humbjeve të shkaktuara nga Covid-19, kjo edhe si pasojë e fazës endemike të virusit, konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave nga INSTAT, katër mujori i parë i këtij viti solli në territorin e vendit 754.796 qytetarë të huaj, shifër kjo 1.3 herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por 31% më e ulët se periudha e para-krizës shëndetësore.

Për kryetarin e Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi, përtej shifrave, situata në terren nuk paraqitet fort optimiste nga ku mungesa e një date konkrete për hapjen tërësore gati pamundëson rezervimet nga turistët e huaj.

Teksa sezoni veror po gjendet në sprovën e dytë radhazi të pandemisë Covid-19, qytetarët nga Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të jenë edhe shpëtimi përmes të ashtuquajturit “turizmi patriotik. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT nga ku rezulton se në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë mbi 380 mijë qytetarë nga Kosova dhe 120 mijë nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turizmi është ndër sektorët më të rendësishëm të ekonomisë në vend duke kontribuar me rreth 10% në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Për operatorët turistik, mbështetja ekonomike përmes masave stimuluese dhe nevoja për lobim nga qeveria te vendet e tjera për të lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve mbetet jetike për shpëtimin e këtij sezoni turistik veror.(A2)