Episodet e rralla të ankthit janë më se normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.

Njerëzit e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me episode të mirëfillta ankthi, ndonëse ndryshimi është i madh.

Shqetësime të vazhdueshme

Shqetësimi është kryefjala e shumë prej çrregullimeve të ankthit. Njerëzit që vuajnë prej tij kanë tendencën të shqetësohen për shumë gjëra të përditshme sado të vogla të jenë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë shqetësime të tillë që vazhdojnë për javë të tëra e deri në 6 muaj. Një gjë e tillë pasohet me një lodhje të madhe.

Problemet me gjumin

Njerëzit që janë të prekur nga ankthi kanë shumë vështirësi kur vjen puna tek gjumi. Ata mezi i zë gjumi dhe e kanë shumë të vështirë të flenë gjithë natën. Nëse këto probleme vazhdojnë, ndjesia e ankthit dhe lodhjes rritet duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Frika jo racionale

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik. Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat. Nëse frika bëhet shumë e madhe sa të pengojë përditshmërinë, atëherë kthehet në fobi, një nga llojet e çrregullimeve të ankthit.

Probleme kronike me tretjen

Truri është pikënisja e ankthit por ai manifestohet edhe me simptoma fizike duke ndikuar direkt tek tretja. Njerëzit që vuajnë nga ankthi, preken edhe nga konstipacioni, dhimbjet e stomakut, fryrjet, gazrat e të tjerë.

Frika e të qenit në qendër të vëmendjes

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes, Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur. Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë.

Paniku

Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën. Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë.

Në kërkim të perfeksionit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njerëzit e prekur nga ankthi janë gjithnjë në kërkim të perfeksionizmit. Ata gjykojnë veten keq dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur. Perfeksionizmi është një veçori e përbashkët me çrregullime të tjera obsesive që futen në kategoritë e ankthit.