Nga Dritan Hila

Shiko Napolin dhe pastaj vdis, ka qenë një frazë që italianëve ju pëlqente ta thoshnin për t’ju treguar turistëve të huaj se Italia nuk ishte e plotë pa vizituar qytetin emblematik. Tani kjo mund të thuhet për shumë qytete të Shqipërisë.

Nëse dikush para disa vitesh mendonte se turizmi i brendshëm është një ëndërr, sot duhet të ndërrojë mendim. Shembull është Përmeti. Qyteti që dikur kishte vetëm një hotel i cili tani quhet Hotel “Përmeti” dhe njihej vetëm për vëllezërit Frashëri dhe Laver Bariun, por pak shqiptarë e vizitonin, tani ka me dhjetra hotele dhe Guest House. hotel “Alvero”, hotel “Ramiz”, Vila “Përmeti”, etj etj. E megjithatë nuk gjen vende. As në Këlcyrë, dikur një fshat gjithë baltë, sot nuk gjen vende pa prenotim.

Shqiptarë, gjermanë, holandezë, danezë, italianë i mbushin edhe në këtë mes shtatori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pikat e kampingut dhe të raftingut që ofrojnë lundrimin me kanoe në Vjosë, kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Janë me qindra turistët që me kamper janë vendosur në një luginë që i ka shoqet e rralla për bukurinë por edhe qetësinë dhe sigurinë fizike.

Natyra malore por e përshkueshme nga rrugët dhe malet e buta të përshtatshme për treking; njerëzit e gatshëm për të ndihmuar, kanë bërë që fjala të çojë fjalën dhe të huajt sjellin njëri-tjetrin.

Pastaj kuzhina që nuk ka konkurencë veç gjirokastritëve, e bëjnë një atraksion turistik. E shumëllojshme, e shijshme, aromatike, që ia jep mishi dhe bagëtia që kullosin tërfilin e Dhëmbelit, janë unike.

Pastërtia mitike e tyre duket jo vetëm nëpër rrugë por edhe në dhomat e hoteleve. Çarfafët e kollarisur dhe me aromë, banjot e akullta dhe dyshemete si syprina farmacie, janë dalluese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alma, kryetarja e bashkisë dhe një vendase, është motori i palodhur i qytetit qe merret me kanalizimet, asfaltimet, rigjenerimin e fasadave dhe deri promovim e koncertet e çdo fundjave që mbushën ditët e qytetit , ku kercenin në sheshe shqiptarë dhe të huaj.

Ajo tregon se jo gjithçka është e lehtë: të tregon stërmundimin që bën për të mbajtur pastër një rajon që fillon nga Tre Urat e mbaron më Këlcyrë, ndërsa shtrihet në male. Vetëm një makinë e përdorur e falur nga Bashkia e Larisës në vitin 2003, nuk ia del dot.

E ndërkohë është problemi i fshatrave të cilat sado të mundohen, rrebeshet e dimrit i marrin me vete mbeturinat dhe i hedhin në Vjosë e cila pasi ulet niveli, mbesin qeset të varura në degët e pemëve.

Por kjo ndodh në dimër. Sezoni nga pranvera deri ne vjeshtën e vonë është spektakolar dhe temperaturat e buta dhe pa lagështirë e bëjnë destinacion fantastik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E pastaj nëse ke gjunjë, mund të bësh marshime në pyjet e Hotovës, parku kombëtar, një rajon që dikur Attilio Jannucci, ambasadori i Italisë në Tiranë dhe më vonë në Pekin, do ta quante një nga rajonet më të bukura të botës.

Ose në fshatrat gjysmë të boshatisura ku banorët e mbetur të presin të malluar për njerëz dhe mund të vizitosh manastire spektakolare ose ura shekullore që dikur ishin arteriet kryesore të komunikimit të brendësisë së Ballkanit me Beratin, e Sarandën.

Përmeti tashmë është një vend që presin ta rizbulojnë edhe shqiptarët pasi të huajt e kanë zbuluar me kohë./dritare.net

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";