Ka nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë që jetojnë të rrethuar nga një grumbull i madh letrash, librash dhe orendish. Por a mund të ndikojë mjedisi i jashtëm në performancën e trurit tonë?

A mundet që rrëmuja në shtëpi apo zyrë të jetë “kreative” apo t’i ngatërrojë idetë tona?

Kërkimet shkencore bien kryesisht dakord me Mari Kondo, gurunë japoneze të artit të rregullimit, e cila rregullon dollapët, qilarët dhe shtëpitë me një saktësi kirurgjikale.

Aq sa Elizabet Sander, psikologe në Universitetin Bond në Australi, ka treguar se rendi, bukuria dhe mungesa e kaosit në mjedisin ku punojmë, lidhet me përgjigjet më të mira njohëse dhe emocionale të sistemit tonë nervor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Trurit nuk i pëlqen çorganizimi, pasi i shteron burimet e tij dhe e zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar. Tufat e letrave, gotat e pista, objektet e hedhura me shumicë në tavolinë e shpërqendrojnë mendjen tonë, krijojnë një lloj mbingarkese informacioni vizual, e cila e komprometon kujtesën funksionale” thotë ajo.

Ndikimin tek produktiviteti dhe qartësia e mendimit, e konfirmon edhe një studim i Institutit të Neuroshkencës të Universitetit Prinston, SHBA. Ai analizoi aktivitetin e trurit të disa vullnetarëve në mjedise pak a shumë të rrëmujshme në shtëpi dhe punë.

Një nga ekspertët, Stefani Mekmein, zbuloi se rregulli rreth e rrotull, e bën trurin tonë më të aftë për të qenë i përqendruar dhe në përpunimin e informacionit, me një përfitim të qartë mbi performancën e aftësive njohëse.

Si të mos mjaftonte kjo, një mjedis i çorganizuar dhe kaotik, shkakton shumë shtyrje të detyrave:ata që kanë një tavolinë të mbushur me letra dhe dosje të hedhura sa andej-këtej pa ndonjë një kriter të saktë, priren të zvarritin më shumë punët që kanë nëpër duar se sa ata që punojnë me skedarëve të radhitur sipas përparësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çorganizimi dhe tendenca për të zvarritur punën kanë një origjinë të përbashkët. Të vendosësh gjërat në rregull kërkon kohë, dhe është diçka që nuk e pëlqejnë shumë” thotë Xhozef Ferrari, profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul në Çikago. Sipas tij ata që janë më të çrregullt priren t’i shtyjnë punët e tyre, madje janë edhe më të pakënaqur me performancën e tyre.

Duket se efekti negativ në tru i rrëmujës së mjediseve, varet nga stresi i shkaktuar nga kaosi: na pëlqen apo jo, një dhomë e rrëmujshme na vë në alarm në mënyrë të pandërgjegjshme. Rritet niveli i hormonit të stresit, kortizolit, me një efekt edhe më të dukshëm tek femrat, diçka që varet ndoshta edhe nga trashëgimia kulturore.

“Gratë ndihen shpesh përgjegjëse për rendin e gjerave, dhe kur dështojnë përjetojnë shqetësim më të madh” thotë Darbi Saksbi, psikologe në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që ka studiuar efektet e rrëmujës tek norma e stresit.

E gjithë kjo ka pasoja jo vetëm në aktivitetin e aftësive njohëse, që përkeqësohet, por edhe tek mirëqenia në përgjithësi. Kështu disa studime tregojnë se gjumi në dhoma të rrëmujshme e lehtëson fillimin e çrregullimeve të gjumit, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë apo nxit ëndrrat e këqija.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por një mjedis i rrëmujshëm, mund të vërë në provë edhe marrëdhëniet personale, sepse sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Kornell të SHBA-së, kaosi e pengon interpretimin e saktë të shprehjeve dhe emocioneve të njëri-tjetrit, duke shkaktuar më shumë grindje dhe diskutime.

Për më tepër, të tjerët na gjykojnë pikërisht në bazë të organizimit të hapësirave tona. Një studim amerikan nga Universiteti i Miçiganit, ka treguar se hyrja në një zyrë të rregullt (librat në rafte, letrat e mirë-sistemuara, mbeturinat në kosh), nxit gjykimin e personit në fjalë si më të ndërgjegjshëm dhe më të besueshëm, sa se ata që punojnë në një hapësirë ​​të paorganizuar (me librat në dysheme, letra e shpërndara etj). Me pak fjalë, pamja ka rëndësinë e saj. Përshtypja, shpjegojnë autorët e hulumtimit, është se kemi të bëjmë me një person të pakujdesshëm, më nervoz dhe më të vështirë për t’u menaxhuar./vizionplus.tv