Shtëpia apo ambienti i punës ka një ndikim të fortë në mirëqenien fizike dhe mendore të njeriut. Studimet tregojnë se dhomat me hapësirë dhe ndriçim natyral përmirësojnë shëndetin e njerëzve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Këto vende kanë potencialin të nxisin ose të shuajnë stresin, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë tek jetëgjatësia dhe shëndeti. Shtëpia ka potencialin të kthehet në një burim bakteresh, pluhurash e alergjenësh që shkaktojnë probleme shëndetësore. Le të marrim rastin e alergjive.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, sidomos ato ndaj pluhurit, kanë nevojë për një higjienë të jashtëzakonshme në shtëpi.

Udhërrëfyesi bazë për një shtëpi që nuk të shkakton alergji

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shtëpitë tona gjenden shumë grimca kimikatesh që vijnë nga çdo gjë që blejmë.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë shumë probleme auto-imunitare tek disa njerëz. Ekspertët thonë se pasja e një shtëpie jo-alergjike është një stil revolucionar jetese dhe kërkon daljen nga kornizat e mobilimit të shtëpisë.

Hiqni tapiceritë

Po, e lexuat saktë. Perdet, qilimat, tapetet, rrugicat e çdo copë e panevojshme është kurth për pluhurat. Këto janë një kombinim i pisllëkut, qelizave të vdekura të lëkurës dhe baktereve. Nëse ju keni shumë në shtëpi, atëherë keni krijuar strehën më të mirë për pluhurat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Heqja dorë nga tapiceritë do të pakësojë ndjeshëm depozitat e pluhurit në shtëpinë tuaj. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përdorni fshesën me vakum rregullisht, jo vetëm në dysheme por edhe në parket.

Sa i përket këtyre të fundit, zgjidhni gjithmonë dru të vërtetë, sepse çdo lloj apo material tjetër çliron në ajër gazra toksikë. Materialet e ndërtimit, duhani, freskuesit e ajrit, solucionet e pastrimit, aromatizuesit e ambientit e shumë syresh çlirojnë në ajër kimikate të dëmshme për shëndetin./ Living