Me emocione të forta, ritëm dhe shumë duartrokitje është mbyllur spektakli i kësaj të hëne Albania’s Got Talent në ekranin e mbarë shqiptarëve, televizionin kombëtar Vizion Plus.

Një spektakël i moderuar nga Isli Islami dhe nën gjykimin e virtuozëve Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo.

12 talente dhanë më të mirën e tyre përballë jurisë, por asnjëri nuk mundi të rrëmbente “Golden Buzzer”-in.

Një mbrëmje talentesh, nga 13 deri në 65-vjeç. Një gjeni si Laert Alikaj në gjentjen e datave, një ëndërr e papërmbushur si ajo e Aziz Bitrit dhe emocionet e dhuruara nga bateristë, kërcimtarë e këngëtarë mbajtën të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus qindra mijëra familje shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Albania’s Got Talent rikthehet sërish të hënën e ardhshme në Vizion Plus, me të tjerë talente dhe të tjera emocione.