Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Oregonit kanë renditur përfitimet e farave chia në shëndetin e njeriut.

Farat Chia kanë marrë shumë vëmendje vitet e fundit për shkak të fuqisë së tyre ushqyese. Janë të pasura me fibra, yndyrna të mira dhe proteina. Megjithatë, kultivimi i tyre nuk ka marrë aq vëmendje nga shkencëtarët sa orizi, gruri dhe misri.

Studiuesit kanë identifikuar gjenet e farës që lidhen me përmirësimin e të ushqyerit dhe vetitë që mund të përdoren për të trajtuar çdo gjë, nga kanceri tek presioni i lartë i gjakut.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se acidet yndyrore të pangopura që gjenden në chia përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe kolesterolin dhe kanë veti antikancerogjene, se përmbajtja e tyre e lartë e fibrave ndihmon në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak te pacientët me diabet të tipit 2 dhe ndihmon njerëzit me sëmundje të lidhura me sistemin gastrointestinal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundi, se proteina që ato përmbajnë ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobike.

Vitet e fundit, kërkesa globale për kultura të pasura medicinale si chia, meli dhe patatja e ëmbël është rritur. Përtej vlerës së tyre ushqyese, ato janë të rëndësishme pasi mund të rriten në zona të papërshtatshme për shumë kultura drithërash tradicionale dhe ky është një avantazh i madh për reduktimin e ndryshimeve klimatike.