Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, është lënë mbrëmjen e djeshme i lirë pasi prej më shumë se një muaji ndodhej në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.

 

 

Pak ditë më parë Gjykata e Lushnjes mori vendimin në lidhje me reperin, duke vendosur që ai të lirohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Në rrjetet sociale janë publikuar menjëherë video të shumta nga lirimi i tij. Reperi është pritur nga shumë miq jashtë mureve të burgut ku ndodhej teksa lirimi i tij është transmetuar edhe ‘live’ në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Reperi u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga Noizy. Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

 

Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";