Rozmarina, një ndër erëzat më të përdoruara në kuzhinë, ka gjetur aplikim të gjerë ndër shekuj në mjekësinë tradicionale të kulturave dhe popujve, falë efekteve mjaft pozitive që ka në shëndetin e njerëzve.

 

Përdorimi i barit aromatik përdoret gjithashtu si një bimë efikase për trajtimin e çrregullimeve gastrointestinale dhe neurologjike, forcimin e sistemit imunitar, lehtësimin e stresit dhe furnizimin e trupit me një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë komponimet fitokimike që kontribuojnë në shëndetin e mirë të syve dhe mëlçisë, minerale (kalcium, hekur, mangan) dhe shumë vitamina B (B5, B1, B2 ose riboflavin, folate, B3 ose niacinë) si dhe A dhe C.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më poshtë mund të gjeni disa nga vetitë dhe përfitimet që sjell përdorimi i rozmarinës në shëndetin tonë.

 

Shëndeti i trurit: Rozmarina përmirëson funksionet e trurit si performanca njohëse, kujtesa, vigjilenca dhe përqendrimi. Këto veti janë përdorur prej shekujsh tashmë përmes aromaterapisë. Hulumtimet kanë gjetur përmirësim të funksionit njohës brenda 20 minutave nga thithja e vajit esencial të rozmarinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Efekti kundër ankthit: Zierja e gjetheve dhe përdorimi i vajit esencial të rozmarinës lehtësojnë lodhjen nervore, ankthin kronik, si dhe përmirësojnë humorin dhe gjumin.

 

Vetitë antiseptike: Ekstrakti i rozmarinës ka veti antifungale, antivirale dhe antibakteriale falë përmbajtjes së tij të acidit karnozik dhe rosmarinik. Konsumimi i tij, nga ana tjetër, është lidhur përmes hulumtimeve me një rrezik më të ulët të infeksionit dhe forcimin e sistemit imunitar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qarkullimi i gjakut: Elementet anti-inflamatore që përdoren për forcimin e sistemit imunitar dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut janë të pasura me rozmarinë.

 

Lëkura dhe flokët: Lëndët ushqyese të rozmarinës mbrojnë qelizat e lëkurës nga efektet e rrezatimit diellor dhe radikaleve të lira, si dhe nxisin prodhimin e kolagjenit. Vaji i rozmarinës është i famshëm për forcimin e skalpit të kokës, duke nxitur rritjen e flokëve dhe ndaljen e krijimit të zbokthit dhe lëkurës së thatë./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";