Ka ndërruar jetë në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë.

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill, lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore. Tanaka ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe e donte shumë sodën dhe çokollatën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

119 vjeçarja, në moshë të re, ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin. Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.

 

Ndërkohë në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë. Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";