Gjatë gjithë këtyre ditëve për izolimin e flakëve janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor e zonave të Mbrojtura ashtu siç është dashur edhe ndërhyrja nga ajri e avionit rumun, por për një ditë edhe të dy avionët maqedonas e helikopterit “Cougar”

Terreni i thyer malor si dhe mungesa e rezervave ujore pranë vatrave të zjarrit e ka bërë tejet të vështirë izolimin e flakëve gjatë këtyre ditëve megjithatë nga dita në ditë falë punës së bërë, ngushtimi i vatrave të zjarrit ka ardhur duke u bërë më i vogël në numër

Një ditë më parë bëjnë të ditur burime zyrtare pranë bashkisë së Pustecit, krahas forcave të angazhuara për operacionin në fikjen e flakëve në ndihmë kanë ardhur edhe reshjet e shiut që i kanë dhënë përfundimisht “dorën e fundit” shuarjes se flakëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Burime zyrtare pranojnë se gjatë këtyre 15 ditëve janë djegur më shumë se 900 hektarë të parkut kombëtar të Prespës, pjesa më e madhe kullota e bimësi e ulët por edhe sipërfaqe me ah. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";