minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Luftë” me flakët nga ajri dhe toka prej disa ditësh, zjarri depërton brenda Parkut Kombëtar të Prespës - Struga.info


“Luftë” me flakët nga ajri dhe toka prej disa ditësh, zjarri depërton brenda Parkut Kombëtar të Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë” me flakët nga ajri dhe toka prej disa ditësh, zjarri depërton brenda Parkut Kombëtar të Prespës

Paraditen e sotme vatrat e zjarrit kanë depërtuar brenda parkut kombëtar të Prespës me gjithë përpjekjet e forcave të shumta për të mos lejuar një gjë të tillë.

Duket se moslejimi i kalimit të flakëve në parkun kombëtar të Prespës në pyllin me ah ka qenë e pamundur me gjithë përpjekjet e një dite me pare me ndërhyrjen nga ajri dhe luftën me mjete rrethanore të punojësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, zonave të mbrojtura dhe bashkisë Pustec.

Tejet e vështirë ka qenë situata edhe për shkak të mungesës së rrugëve duke mos lejuar mjetet e shërbimit zjarrfikës aty ku vatrat e zjarrit kanë qenë më të shumta por ende me tej situata është e vështirë pasi në atë lartësi mungojnë burimet ujore duke bërë që shërbimet zjarrfikëse të furnizojnë pompat e krahut në në largësi të mëdha, aty ku transport bëhet me kafshë pune.

Ditën e sotme për shkak të angazhimeve të mëdha në anën maqedonase dy helikopterët e vendit fqinj nuk janë parë në zonën me vatra të shumta zjarri në parkun kombëtar të Prespës.

Advertisement

Vlen të theksohet se zjarri ditën e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha, duke krijuar vatra të reja e duke e rrezikuar në maksimum pyllëzimin qindra vjeçar në zonën e Goricës së Madhe./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy