Llogoraja “shpëton” nga flakët/ Peleshi: Ndërhymë nga toka dhe nga ajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Llogoraja “shpëton” nga flakët/ Peleshi: Ndërhymë nga toka dhe nga ajri

Largohet rreziku i flakëve nga Parku Kombëtar i Llogorasë.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se ndërhyrja ishte si nga ajri, si nga toka.

 

Advertisement

Në “Facebook”, ai bëri edhe një përditësim të situatës për vatrat e tjera të zjarrit.

 

“Me ndërhyrje të përqendruar nga toka dhe nga ajri, tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën. Forcat janë përqendruar  në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri dhe në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit po bashkëpunohet edhe me forca të ardhura si ndihmë nga Kosova. Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha. Po ndiqen me seriozitet një vatër zjarri në Qafën e Tërkuzit, në pjesën e Malit të Zi, në afërsi me kufirin tonë, një vatër në kufi me Malin e Zi.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy