Zjarri djeg sipërfaqen me pisha në Vlorë/ Flakët vijojnë prej tre ditësh, ndërhyrja e vështire

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri djeg sipërfaqen me pisha në Vlorë/ Flakët vijojnë prej tre ditësh, ndërhyrja e vështire

Këto janë pamjet e zonës së Hidrovorit në Vlorë këtë të hënë.

 

Prej tre ditësh një sipërfaqe e madhe është përfshirë nga flakët. Si pasojë janë djegur dhjetëra hektarë me shkurre dhe pishë, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi.

 

Advertisement

Katër mjete zjarrfikës dhe 10 efektivë kane shkuar në terren dhe po punojnë për te vënë nën kontroll flakët. Po shuarja e tyre ka qenë e vështirë për shkak të erës së fortë.

 

Nga ana tjetër terreni dhe mungesa e rrugëve e ka bere te pamundur ndërhyrjen e autoriteteve. Sipas policisë dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy