Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur me thikë dhe më pas ka grabitur një taksist me të cilin po udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm në Rrugën e Kavajës.

“Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia e Tiranës.

Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv