Policia e Sarandës goditi këtë të dielë një rast tjetër të emigracionit të paligjshëm.

 

Një 52-vjeçar u arrestua nga uniformat blu, sepse po ndihmonte 29 emigrantë të kalonin ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian dhe në këmbim do të merrte një pagesë prej disa mijëra eurosh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Emigrantët u gjetën të fshehur në një kamionçinë, e cila më pas u sekuestrua nga policia, si provë e trafikut të klandestinëve nga lindja.