Kapen klandestinët në Sarandë/ 26 emigrantë të paligjshëm po transportoheshin nga tre kosovarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen klandestinët në Sarandë/ 26 emigrantë të paligjshëm po transportoheshin nga tre kosovarë

Tre automjete me 26 emigrantë të paligjshëm u kapën në flagrancë nga policia kufitare ne sarande ndersa tentonin te kalonin ilegalisht kufirin.

 

Tre persona, shtetas te kosoves u arrestuan nga efektivet si organizatoret e ketij trafiku. Shkëlqim Shabani, 25 vjeç, Hysni Hafizi, 22 vjeç dhe Shkëlzen Islami, 47 vjeç akuzohen se kanë marrë shuma parash për të ndihmuar emigrantët për të kaluar ilegalisht kufirin, e për të udhetuar më pas drejt vendeve të BE-së.

 

Advertisement

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi  automjetet me të cilat 3 shtetasit nga kosova  kryenin transportimin, dhe celularët e tyre.

 

Ky është rasti i dyti brenda pak ditëve, i finalizuar nga Policia Kufitare e Sarandës për goditjen e ndihmës së kundërligjshme, për emigrantët. Vetëm një ditë më parë policia arrestoi një 46 vjecar i cili po transportonte me fugontë 11 emigrantë të paligjshëm.

 

Advertisement

Çështja tani ka kaluar për hetim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në  bashkëpunim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy