U kapën me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë/ Arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kapën me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë/ Arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

Ndalohet në tjetër rast i kontrabandimit të klandestinëve.

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 31” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe F. T., 34 vjeç, banues në Kurbin.

 

Advertisement

 

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Advertisement

 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy