Ervin Çeka është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë.

Sipas policisë, Çeka, 48 vjeç, ditën e djeshme (2 mars) në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., 68 vjeç.

Ku i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte Çeka është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv