Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë një video-mesazh në  Ditën ndërkombëtare të Gruas.

Në mesazhin e tij, Hasani e vuri theksin tek rëndësia e grave dhe vajzave në shoqëri dhe ndikimi i tyre në përfaqësitë më të larta të qeverisjes.

Ministri Hasani thekson më tej se prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza

Mesazhi i plotë i ministrit Hasani

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse….”

Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria!

Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare;

Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;

Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga grate;

Në polici  e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor.  

Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sepse eksperienca na ka treguar,  që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë.

Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat!