8 Marsi/ Vajzat dhe gratë protestojnë: 1 në 2 gra ka përjetuar dhunë të çdo lloji në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8 Marsi/ Vajzat dhe gratë protestojnë: 1 në 2 gra ka përjetuar dhunë të çdo lloji në Shqipëri

Vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike në ditën Ndërkombëtare të Gruas kanë zgjedhur të protestojnë kundër të drejtave të mohuara dhe dhunës ndaj grave.

 

Përmes statistikava përballë Ministrisë së Drejtësisë ata kërkuan që organet të reagojnë dhe të frenojnë fenomenin e dhunës, vrasjes dhe abuzimit seksual të vajzave dhe grave në vend.

 

Advertisement

“1 në 2 gra ka përjetuar dhunë të çdo lloji në Shqipëri, 12.6% e gra në Shqipëri përndiqen,  18.6% e grave kanë përjetuar ngacmimin seksual, 47.7% e grave kanëq përjetuar dhunë në familje, 2.3% e grave janë shkelmuar gjatë shtatëzanisë”, deklaroi një nga protestueset.

 

Në këtë ditë nuk u la pa përmenduar as ngjarja e rëndë e 3 marsit, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera. Protestueset fajësuan sistemin e drejtësisë për këtë masakër, pasi autori i ngjarjes rezultonte i dënuar më herët për të tjera vepra të rënda penale përsa i përket vrasjes dhe dhunës ndaj grave.

 

Advertisement

“Tre marsi i 2023 filloi në mënyrën më të ëprgjakshme të mundshme, ku tri gra u vranë dhe tri u plagosën. Autori ka qenë i dënuar në 2007-ën për vrasjen e gruas së tij dhe në 2002 për dhunë në familje”, shtoi ajo.

 

Dita Ndërkombëtare e Gruas përtej festës është një ditë reflektimi për të drejtat e arritura, por edhe ato të mohuara nga shoqëria. Në shumë vende të botës në këtë ditë protestohet kundër dhunës të çdo forme ndaj grave dhe vajzave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy