“Boll më, siguri për vajzat e gratë”/ Aktivistë e qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Boll më, siguri për vajzat e gratë”/ Aktivistë e qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë

Pas vrasjes së tre grave në Tiranë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar përpara Ministrisë së Drejtësisë.

 

Me pankarta në duar dhe thirrjet “boll më, siguri për vajzat dhe gratë”, protestuesit kanë kërkuar drejtësi për viktimat e pafajshme si dhe dënimin maksimal të autorit.

 

Advertisement

Teksa kanë marrë fjalën njëra pas tjetrës, aktivistet janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve, të cilat kanë liruar dan hutrën edhe pas krimeve të rënda që ai kishte kryer.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy