Mediat bullgare një ditë më parë kanë  raportuar për një person të tetë që ka shpëtuar nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Pasagjeri i tetë që u përmend mes të mbijetuarve në aksidentin tragjik, ishte një shtetas arab i cili është shprehur për mediat bullgare se ka një gabim që emri i tij është përfshirë në listat e të mbijetuarve pasi nuk ka asnjë lidhje me to.

Sipas televizionit, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Personi i përmendur Shadi Nauf al Saleh është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes, ku mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë.