Ish-drejtori i Postës në Korçë, Valter Gora u arrestua nga policia këtë të entje për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

 

Gora dyshohet se ka përfituar 23 milionë lekë përmes kontratave fiktive të qiramarrjes të ambienteve që përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pranga për këtë aferë korruptive, krahas titullarit, përfundoi edhe ish-specialisti i sigurisë, Albano Bibo, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë shtatë punonjës të postës, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

 

Ata dyshohet se kanë fimrosur kontratat abuzive gjatë dhënies së ambienteve me qira.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor nga specialistët e krimit ekonomik.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";