Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata false, arrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë dhe ish-specialisti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata false, arrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë dhe ish-specialisti

Ish-drejtori i Postës në Korçë, Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë, Albano Bibo, kanë rënë në prangat e policies, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një person tjetër me inicialet S. M., 39 vjeç, si dhe iu është ndaluar dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të postave të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit.

 

Nga hetimet e kryera rezulton se personat e përfshirë në këtë skemë abuzive të shpërdorimit me postin, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori, ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

 

Advertisement

Është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy