Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për masën arrest me burg për ish-deputetin e PS të përfshirë në aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako.

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i kërkoi Gjykatës së Posaçme masë të re sigurie “arrest në burg” për Alqi Bllakon, por masa u refuzua dy javë më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas refuzimit, SPAK iu drejtua Apelit të së Posaçëm, i cili sot rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke vendosur masë të re “arrest me burg”.

 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”, thuhet në njoftim.