Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë me dije se kanë dorëzuar në SPAK 3 padi për 3 inceneratorët në tetorin 2020.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se ‘këtë javë do të prezantojmë raportin e plotë prej 120 faqesh dhe një padi për të gjithë grupin e strukturuar kriminal’.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shprehet e bindur se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj afere pa asnjë hezitim dhe pa asnjë mëdyshje.

 

“Kemi dorëzuar 3 padi për 3 inceneratorët në tetorin 2020 në SPAK. Përkatësisht inceneratorin e Elbasanit, inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë javës që po përgatitej raporti përfundimtar si Parti Demokratike kemi dorëzuar edhe 7 kallëzime të tjera penale për titullarët e institucioneve; Erion Veliaj, Alqi Bllako, Armando Subashi, Emiriana Sako, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj. Këtë javë do të prezantojmë raportin e plotë prej 120 faqesh dhe një padi për të gjithë grupin e strukturuar kriminal që u mbështet tek vota për t’iu shmangur drejtësisë.

 

Drejtësia duhet të vendoset sepse të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit! Koha të shohim zbatimin e saj për të gjithë qytetarët! PD do t’i shkojë deri në fund kësaj afere pa asnjë hezitim dhe pa asnjë mëdyshje”, shkruan Tabaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";