LSI: Megaskandali i inceneratorëve përfshin një grup të strukturuar kriminal që drejtohet nga Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSI: Megaskandali i inceneratorëve përfshin një grup të strukturuar kriminal që drejtohet nga Rama

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari, duke folur për paditë e bëra në SPAK për çështjen e inceneratorëve, u shpreh se  në këtë “megaskandal” përfshihet një grup të strukturuar kriminal që drejtohet nga Rama.

 

Në një intervistë për “Vizion Plus” në edicionin qendror të lajmeve dhënë gazetarit Roland Zili, ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të politizojë arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me qëllim shmangien e përgjegjësive.

 

Advertisement

“LSI është një ndër partitë kryesore që ka bërë kallëzim për këtë çështje. Bëhet fjalë për tre inceneratorët, si dhe bëhet fjalë për një kallëzim serioz, dosje të përgatitura shumë mirë, me fakte konkrete që është bërë muaj më parë, jo kohët e fundit. Sa i përket kallëzimeve të tjera të dërguara, janë fakte të tjera rreth atyre dosjeve që janë sekrete hetimore për momentin sepse ajo dosje është në proces hetimor. Ky megaskandal i inceneratorëve është një proces që nuk ka filluar me 1 a 2 individë, por përfshin një grup të strukturuar kriminal që drejtohet nga Rama dhe e gjithë qeveria e tij. Sot, do të ishte shumë herë më mirë dhe do t’i kishte shërbyer procesit nëse do të ishte marrë Edi Rama si i pandehur për këtë çështje. Lefter Koka do të japë vetë përgjigje. Nuk është cështje personale apo politike, por çështje serioze, që duhet zbardhur. Teoria e Ramës dhe puna e tij që ta kanalizojë në kanale politike është për të shmangur përgjegjësinë nga ana e tij.

 

Sa i përket mospjesëmarrjes së LSI-së në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Brahimllari e sheh si një strategji të PD dhe mazhorancës oër të vazhduar pazaret mes tyre.

 

Advertisement

“Mosqenia e LSI në këtë Komision Hetimor bëhet për të mbyllur një pazar midis lidershipit aktual të PD dhe mazhorancës në atë komision. Nuk kishte pse LSI-së t’i refuzohej anëtari i komisionit. Ata nuk duan që LSI të jetë prezente në atë komision sepse duan të vazhdojnë pazarin e tyre. Pazaret janë shumë të qarta: për interesa ekonomike dhe politike. Pazar që shkaëtrroi edhe zgjedhjet e 25 prillit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy