Rama i drejtohet opozitës: Dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i drejtohet opozitës: Dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e KUvendit lidhur me krizën energjitike dhe rritjen e ccmimeve.

Sipas Ramës, qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.

“Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.
Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?

Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy