Spotlight / Analiza e Çupit: Kush do ta marrë mandatin nëse e lë Rama? Sikur Skënderbeu të hedhë shpatën, po ku?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spotlight / Analiza e Çupit: Kush do ta marrë mandatin nëse e lë Rama? Sikur Skënderbeu të hedhë shpatën, po ku?

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus deklaroi se kryeministri Rama është i dënuar të marrë një mandate të tretë. Duke fajësuar opozitën për kontributin e saj, Çupi shtoi se edhe nëse Rama e lë mandatin, nuk ka kush ta marrë. Sipas tij, nuk ka kundërshtarë.

Frrok Çupi: Po themi se do ta lërë mandatin e tretë Edi Rama dhe .. ku? Është njësoj si Skënderbeu të hedhë shpatën përtokë dhe të thotë kush do ta marrë?

Problemi ëështë nëse ai e lë mandatin, kush do ta marrë, nuk ka në fushë. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit  1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut, populli shqiptar nuk  e njeh. Atëherë, si do vijë një opozitë, do ishte një turp, turp kombëtar i vërtetë që opozita që është jashtë Parlamentit…

Alban Dudushi: Po thua, që Rama është i dënuar të marrë një mandat të tretë. Do, s’do, do ta marrë, ai nuk mund ta lërë timonin në mes të rrugës… jo për merita…

Advertisement

Frrok Çupi: Është tërësisht i dënuar,..

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy