Pavarësisht goditjeve nga tërmeti dhe pandemia, ekonomia shqiptare vlerësohet pozitivisht dhe me perspektivë të qëndrueshme, nga agjencia ndërkombëtare Moody’s.

 

Ministria e Financave ka njoftuar se agjencia në rishikimin e saj të fundit ka vlerësuar ekonominë me B1. Ky qëndrim erdhi si pasojë e reformave të ndërmarra si dhe masat që qeveria mori në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve, çka bënë që ekonomia të ofrojë qëndrueshmëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjencia vlerëson gjithashtu se ekonomia shqiptare u cenua nga pandemia dhe efektet erdhën menjëherë pas dobësimit nga tërmeti, ndërsa impakti negativ u thellua në mënyrë domethënëse në sektorin e turizmit.

 

Megjithatë, agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë, ndërsa recesioni ishte më i zbutur krahasuar me vendet e rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të gjitha parashikimeve, rritja ekonomike rikthehet këtë vit, ndërsa edhe perspektiva mbetet e favorshme. Moody’s e vë theksin tek vëmendja që duhet t’i kushtojë qeveria uljes së borxhit publik, ku rënia duhet të jetë vit pas viti deri sa ky tregues të arrijë në 45% të prodhimit të brendshëm bruto.

 

Gjithashtu, në qëndrimin e saj kompania vlerësuese apelon për një përmirësim të mbledhjes së të ardhurave që do të mundësonte rritjen e investimeve kapitale në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";