Turistë të huaj në Vlorë e Zvërnec pavarësisht pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turistë të huaj në Vlorë e Zvërnec pavarësisht pandemisë

Vaksinimi i popullatës në Shqipëri  duket se po jep frytet e veta teksa të huajt e shohin vendin tonë me siguri shëndetësore ndaj pandemisë.

 

Dy çifte nga Polonia prej  90 ditësh ndodhen në jugun shqiptar e këto ditë me kamperin e tyre janë vendosur në plazhet e Vlorës. Evelina dhe Kamil janë 30 vjeçarët nga Polonia, të cilët ndihen të kënaqur këtu.

EVELINA  

Advertisement

Na e sugjeruan miq nga Facebook Shqipërinë. Mësuam për vaksinimin e popullatës në Shqipëri dhe kjo ishte shtysa, siguria shëndetësore. Kemi vizituar Shkodrën, Përmetin, Sarandën dhe Ksamilin. Vlora është qyteti më i bukur, ndërsa Zvërneci ka plazhin më të bukur.

 

KAMIL, BASHKËSHORTI i EVELINES

Njerëzit këtu janë mikpritës, na janë gjendur pranë kur kemi patur nevojë. Edhe çmimet këtu janë të arsyeshme

Advertisement

 

Edhe Violeta dhe Kristoferi thonë se ndihen të mrekulluar në këtë plazh të Vlorës.

 

 

Advertisement

Jam shumë e sigurt se Shqipëria këtë vit do të ketë turizëm të zhvilluar dhe vaksinimi është siguria e parë shëndetësore, ndërsa hyrja në kufi pa procedura testesh, mendoj se është një lehtësim për të huajt.

 

 

Turistët nga Polonia për pak ditë do të largohen nga Shqipëria pas 3 muaj qëndrimi në bregdetin jugor shqiptar, ndërsa thonë se kjo qetësi, natyra dhe dashuria e njerëzve shqiptarë do t’i bëjë të kthehen sërish.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy