Kreu i Partisë Demokratike, dega Fieri, Agron Kapllanaj, ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kapllanaj shkruan se Berisha telefonon 10 njerëz dhe i detyron të bëjnë antimiting si në kohën e Ramiz Alisë. Ai thekson se Berisha do të mbahet mend si një nga personat e shpallur non-grata për korrupsion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.”, shkruan Kapllanaj.