Votat e kandidateve në Fier/ Kryesojnë Lindita Buxheli nga PS dhe Agron Kapllanaj i PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Votat e kandidateve në Fier/ Kryesojnë Lindita Buxheli nga PS dhe Agron Kapllanaj i PD

Në pjesën më të madhe të qarqeve vazhdon tashmë procesi i numerimit të votave preferenciale për kandidatet për deputet.

Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 132 nga 580 qëndra votimi.

Tek kandidatet e PS kryeson Lindita Buxheli, e cila është pjesë e njësisë bashkiake Lushnje e rënditur e treta në listën e PS për qarkun e Fierit.

Buxheli ka grumbulluar 1856 vota ndërsa Erion Brace që përfaqëson zonën e Divjakes dhe disa njësi në bashkinë Lushnje ka deri tani 1664 vota i ndjekur nga Gramoz Ruci në mbi 1450 vota.

Advertisement

 

 

Në krahun tjetër tek PD, ai që ka grumbulluar më shumë vota brenda listës së PD është Agron Kapllanaj me 3469 vota. Kujtojme që Kapllanaj nuk ka rezultuar fitues në listën primare të PD pasi ishte renditur I shtati ndërsa Pd siguroi vetëm 6 mandate.

Advertisement

Tashmë mbetet të shihet nëse Kapllanaj mund të siguroje një mandate duke thyer herësin apo jo.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy