Fidel Ylli në krye të KOKSH/ Deputeti i PS merr votat e 40 anëtarëve të Asamblesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fidel Ylli në krye të KOKSH/ Deputeti i PS merr votat e 40 anëtarëve të Asamblesë

Fidel Ylli është zyrtarisht Presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Mesditën e kësaj të shtune, u mblodh dhe Asambleja e 24 e Përgjithshme Zgjedhore, ku 57 anëtarë ushtruan të drejtën e  votës, nga të cilët 37 ishin anëtarë federatash. Pas votimit, deputeti Fidel Ylli ia doli të triumfojë me 40 vota, duke lënë pas dy kandidatët e tjerë, Vojo Malo me 12 vota dhe Martin Biba me 4 vota. Pas fitores, presidenti i ri i Komitetit Olimpik doli në një prononcim për mediat ku theksoi se prioriteti i tij do të jetë sporti elitar.

 

FIDEL YLLI

PRESIDENT I KOKSH-IT

Advertisement

”Duhet të jemi Organizata që udhëheq sportin në vend. Të gjitha strukturat e sportit në vend të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale, janë ato që do i propozojmë sot KOKSH. Duam që për herë të parë të marrim medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do të transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.”

 

23 federata nuk morën pjesë në zgjedhje, ndër to dhe ajo e futbollit, të përjashtuar nga Asambleja për shkak të mungesës së dokumentacionit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy