Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtebardhë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i makinës, një 35-vjeçar nga Kuçova ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge.

Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pasi ka marrë plagë të lehta dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia rrugore e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./vizionplus.tv