Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier.
Një 24 vjeçar me iniciale K.D, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, ka përplasur një çift francezësh, që ishin duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës.
Vlorë/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.