Aksidentohet familja në aksin Fier-Vlorë, vdes fëmija 6-vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidentohet familja në aksin Fier-Vlorë, vdes fëmija 6-vjeç

Aksident tragjik në Panaja, në aksin kombëtar Fier-Vlorë!

Mëngjesin e sotëm mjet tip Benz me të cilën po udhëtonte një familje me dy fëmijë, doli nga rruga.

Fatkeqësisht nga përplasja ka ndërruar jetë njeri nga fëmijët e familjes, vetëm 6 vjeç.

Ndërkohe ne spitalin e Vlores ndodhen drejtuesi i makines, kryefamiljari Andi Mithi 33-vjeç, gruaja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç.

Advertisement

 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy