Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv