Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme ne fshatin Kafaraj në Fier.

 

Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kafaraj, shtetasi H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier. Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.