Makina përplas këmbësorin, humb jetën i aksidentuari në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas këmbësorin, humb jetën i aksidentuari në Fier

Një aksident me pasoje humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili  ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

 

Advertisement

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy